Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Futsall/ Shqipëria fiton sërish ndaj Turqisë, këtë herë 4-2
Kombëtarja e futsallit fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë triumfuan sërish me përmbysje në “Gazanfer Bilge Sports Hall”, falë golave të Arif Limanit, i cili realizoi dy herë, si edhe të Azem Brahimit dhe Artan Jonuzit. Trajneri Erind Resuli e nisi takimin me këtë formacion titullar: Dzenis Berjasevic, Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Arif Limani. Turqia kaloi e para në avantazh me golin e shënuar nga Edem Kus, por Arif Limani riktheu baraspeshën për Shqipërinë. Azem Brahimi i dha avantazhin kuqezinjve në pjesën e parë, ndërsa Turqia barazoi sërish me Hidri Canaslaner, duke mbyllur 2-2 fraksionin e parë të lojës. Në pjesën e dytë, Kombëtarja shqiptare dominoi takimin dhe mori avantazhin me golin e dytë personal të...