Futsall/ Ndeshja e parë miqësore, Shqipëria fiton 5-1 ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare e futsallit fitoi miqësoren e parë ndaj Turqisë me rezultatin e thellë 5-1. Një paraqitje shumë e mirë e djemve kuqezi, të drejtuar nga trajneri Erind Resuli, në stadiumin “Gazanfer Bilge Sports Hall”. Golat e fitores u realizuan nga Arif Limani, autor i një triplete, dhe Qendrim Bakia, i cili shënoi dy herë. Trajneri Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini, Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Arif Limani. Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë, pasi Turqia kaloi e para në avantazh në minutat e para me golin e Adem Küçükkartal. Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe kuqezinjtë përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë, duke shënuar tre gola. Arif Limani realizoi golin e barazimit, Qendrim Bakia shënoi golin...