“Futsal Junior”, finalja e radhës këtë fundjavë. Marrin pjesë 16 ekipe, ndeshjet do të luhen në “Feti Borova”

“Futsal Junior”, finalja e radhës këtë fundjavë. Marrin pjesë 16 ekipe, ndeshjet do të luhen në “Feti Borova”

Pas suksesit të turneut “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, vëmendja do të zhvendoset te talentet më të vegjël. Nesër dhe gjatë gjithë fundjavës, salla “Feti Borova” do të kthehet në arenën e radhës për ekipet U-11. Turneu, i organizuar nga SHRF Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve Rekreative dhe me mbështetjen e FSHF, aktivitet synon të promovojë futbollin e sallës, futbollin e moshave si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në futboll. Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe, të ndara në katër grupe , ku fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një ambient të organizuar dhe profesional. Grupi A: Triumph A, Lions, Rinia El, Klosi Grupi B: KSP A, Titans, Astiri B, Don Bosko Grupi...