Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Austri. Ish-portieri i njohur austriak, Alex Manninger, ka humbur jetën në moshën 48-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Salzburg. Sipas mediave austriake, automjeti me të cilin udhëtonte Manninger është përplasur nga një tren në lëvizje, teksa ai po kalonte një vendkalim hekurudhor pa barriera. Aksidenti ndodhi në mëngjesin e 16 prillit dhe shkaktoi ndërprerje të përkohshme të qarkullimit hekurudhor në zonë. Pasagjerët e trenit nuk pësuan lëndime, ndërsa ish-portieri, i cili ishte i vetëm në makinë, nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse sinjalistika në vendkalim ishte funksionale në momentin e aksidentit. Kush ishte Manninger Manninger ka pasur një...