Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Futbolli në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit
Ka ndërruar jetë këtë të diel Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës. Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A. Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë. Lajmi për ndarjen nga jeta të...








