Futboll femra/ Kombëtarja U17 barazon pa gola me Izraelin
Adriatik BALLA Kombëtarja U-17 për vajza luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë dhe të fundit të vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë, kundër Izraelit. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Ava Hysenaj, Audrina Lajthiza, Albana Malaj (C), Andrea Klleci, Gurie Memetaj, Elin Hasanaj, Tea Hasanaj dhe Tuhana Cifliku. Ndeshja ishte e balancuar gjatë gjithë 90 minutave, me të dyja skuadrat që u përpoqën të krijonin raste për shënim, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Vajzat kuqezi u treguan të organizuara në repartin mbrojtës dhe provuan të rrezikonin në disa raste në sulm,...
Burimi:
sot.com.al