“Fury gati të përballet me Joshua nëse vjen oferta e duhur dhe do ta hedhë KO në ring”

“Fury gati të përballet me Joshua nëse vjen oferta e duhur dhe do ta hedhë KO në ring”

Tyson Fury do të ndeshet me Anthony Joshua vitin e ardhshëm, por vetëm nëse merr ofertën e duhur, lajm që konfirmohet nga promotori i tij Frank Warren për “Sky Sports News”. Më parë këtë muaj është raportuar se Fury dhe Joshua do të përballen më në fund në ring në vitin 2026, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar. Warren këmbëngul se Fury është i gatshëm të ndeshet me Joshua, por se paratë duhet të jenë të mjaftueshme, duke thënë: “Ajo që do ta inkurajojë Tyson është aspekti financiar i saj”. “Unë besoj se ai ka fituar më shumë se AJ. Gjithçka ka të bëjë me vlerën financiare të sfidës. Është një përballje e madhe dhe ia vlen shumë parà. Tyson ka çmimin e tij. Nëse...