Fundjava e legjionarëve/ Laçi dhe Seferi “shkëlqejnë” në Turqi, Gripshi realizon golin e parë në Rusi

Fundjava e legjionarëve/ Laçi dhe Seferi “shkëlqejnë” në Turqi, Gripshi realizon golin e parë në Rusi

Vijojnë sinjalet pozitive të legjionarëve kuqezi, të cilët falë paraqitjeve të tyre edhe këtë fundjavë,ishin protagonistë me gola dhe asiste për skuadrat respektive. Qazim Laçi ishte vendimtar për ekipin turk të Rizespor në fitoren 1-0 ndaj Antalyaspor. Mesfushori kuqezi realizoi golin e vetëm të takimit nga pika e penalltisë në minutën e 10-të, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikët. Po në Turqi, një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Taulant Seferi në ndeshjen mes Bodrumspor dhe Erokspor, e përfunduar 3-4. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol nga pika e penalltisë në fundin e takimit dhe dha asistin për golin e dytë të Bodrumspor. Protagonist në Rusi ishte edhe Nazmi Gripshi. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Krasnodar,...