Fundi i Superligës? Edhe Real Madridi tërhiqet, arrihet marrëveshje me UEFA-n
12 Shkurt 2026 7:49 Alfred Lleshi Superliga Europiane mund të ketë marrë fund përfundimisht. UEFA dhe Real Madridi, së bashku me “European Football Clubs” (EFC), publikuan një komunikatë të përbashkët ku njoftonin arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme që çon në rrëzimin e projektit të Florentino Perez. “Pas muajsh diskutimesh të zhvilluara në interes të futbollit europian, UEFA, EFC dhe Real Madrid CF njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje parimore për mirëqenien e futbollit europian, në respekt të parimit të meritës sportive, duke vënë theksin te qëndrueshmëria afatgjatë e klubeve dhe përmirësimi i përvojës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë. Kjo marrëveshje parimore do të shërbejë edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore lidhur me Superligën Europiane, sapo këto parime të zbatohen”. Pak ditë më parë...
Burimi:
telesport.al