Fund dramatik në Bergamo, Atalanta nderon Italinë. Futbollistët e Dortmund nuk iu besojnë dot syve (video)

Fund dramatik në Bergamo, Atalanta nderon Italinë. Futbollistët e Dortmund nuk iu besojnë dot syve (video)

Atalanta ka fituar 4-1 ndaj Dortmundin në Bergamo, në ndeshjen e kthimit për play-offin në Champions League, duke bërë përmbysjen e madhe pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në “Signal Iduna Park”, dhe duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të Nicola Zalewski dhe mos largimit siç duhet nga Ramy Bensebaini, ishte Gianluca Scamacca, që e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 24-të, Atalanta i afrohet golit të dytë por goditja e Zalewski-t, ndalet nga Gregor Kobel. Në minutën e 30-të, rast i mirë për verdhezinjtë me Julian Brandt, por Marco Carnesecchi bën një pritje fantastike. Në fund të pjesës së parë, ishte Davide Zappacosta që shënoi golin...