Fullkrug drejt Milanit, flet Vieri: E dini me sa presion do të vijë ky lojtar?

Fullkrug drejt Milanit, flet Vieri: E dini me sa presion do të vijë ky lojtar?

22 Dhjetor 2025 15:02 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi i Milanit, Christian Vieri, foli në Riad para finales së Superkupës Italiane Bologna–Napoli për kërkimin e një qendërsulmuesi nga kuqezinjtë: “Milani është në krye edhe pa sulmues. Tani lexoj se po përpiqet të marrë një qendërsulmues të ri për të zgjidhur problemet përpara. E dini me sa presion do të vijë ky lojtar?” Milani ka zgjedhur Niclas Fullkrug, i lindur në Hanover më 9 shkurt 1993. Marrëveshja me West Ham konsiderohet e mbyllur, në pritje të detajeve finale: huazim falas për 6 muaj, deri në qershor 2026, me të drejtë blerjeje për 13 milionë euro. Paga e tij për 6 muaj në Serie A do të jetë 1.3 milionë euro. Objektivi është që Fullkrug të jetë i gatshëm...