Fulham zyrtarizon Arbeloa-n, Barcelona merr vendimin drastik
11 Korrik 2026 17:51 Telesport Skuadra egjiptiane, Al-Ahly, do të jetë kundërshtari i radhës i Barçës në Trofeun Joan Gamper, që zhvillohet gjithmonë në muajin gusht. Para se të arrinte në këtë vendim, Barcelona kishte shqyrtyar edhe alternativa të tjera për kundërshtarin. Një nga ekipet kandidate ishte edhe Fulham por fakti që klubi londinez ka zyrtarizuar Alvaro Arbeloa-n si trajnerin e ri, ndryshoi gjithçka. Komnetet që Arebola bëri për Barcelonën kur ishte trajner i Real Madridit, kanë ndikuar që ai të ketë një imazh të keq te klubi dhe tifozët katalanas. Edhe kur ishte lojtar, Arbeloa ishte një nga njerëzit që sulmonte më shumë klubin e Barcelonës si dhe e akuzonte për favorizimin nga arbitrat.
Burimi:
telesport.al