FSHF shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku

FSHF shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare. Një lajm i rëndë për familjen e tij, klubin e Elbasanit, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, që humbet një djalë të ri me të ardhme përpara dhe pasion të madh për futbollin. Përmes një mesazhi publik, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu ngushëllimet e tij për këtë humbje të rëndë. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Bunjakut. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe një humbje e madhe, pasi bëhet fjalë për një djalë të ri, vetëm 22 vjeç, me një të ardhme të tërë përpara. Fatjoni do të kujtohet për...