FSHF publikon vendimet, pezullime deri në 8 ndeshje dhe gjoba për klubet
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet në lidhje me raundin e fundit të zhvilluar në futbollin shqiptar. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është dënuar me dy ndeshje pezullim për sjellje josportive gjatë ndeshjes kundër Dinamos. Sipas vendimit zyrtar, Martini ka përdorur gjeste fyese gjatë zhvillimit të takimit, duke shkelur Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Përveç dënimit të trajnerit të Vllaznisë, Komisioni i Disiplinës ka marrë masa edhe ndaj disa klubeve, zyrtarëve dhe lojtarëve të tjerë për shkelje të ndryshme disiplinore. Ndërkohë, trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, ka kryer gjysmën e pezullimit me dy takime dhe ka shlyer pjesën e mbetur, duke qenë gati për të qenë në stolin e vorakëve. Vendimet e plota: AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe...
Burimi:
sot.com.al