FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar. Presidenti Duka tha se viti që po mbyllet ka qenë shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe i uroi të gjithëve festa të gëzuara, një vit 2026 më të suksesshëm dhe kualifikimin e Shqipërisë në Botëror. “Në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit dua t’ju falënderoj që keni pranuar ftesën për të qenë bashkë këtu për të kaluar disa momente festive në këtë fundviti dhe në...