FSHF nis kursin e radhës për UEFA Goalkeeper B, nxjerr kriteret për të interesuarit
Vitet e fundit Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë diploma “pa fund” për pothuajse të gjitha kategoritë e trajnimit, qoftë për trajner, teknik portierësh, fizioterapist, menaxher, drejtor sportiv, zëdhënës shtypi etj. Kjo rrjedhë duket se do të vijojë pasi licencat njihen nga UEFA. Ndërkohë, nga faqja zyrtare e saj mësojmë se FSHF vijon angazhimin për rritjen e standardeve të edukimit teknik, duke organizuar edicionin e tretë të kursit UEFA Goalkeeper B, një program i specializuar që synon formimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve të portierëve. Ky kurs përfaqëson një hallkë të rëndësishme në strukturën e edukimit të FSHF dhe fokusohet në përgatitjen e trajnerëve të aftë për të punuar në nivele gjithnjë e më të larta, duke forcuar një nga rolet kyçe në stafet teknike....
Burimi:
sot.com.al