FSHF me njoftim të rëndësishëm për futbollistet vajza, ja çfarë do të ndodhë në muajin gusht

FSHF me njoftim të rëndësishëm për futbollistet vajza, ja çfarë do të ndodhë në muajin gusht

1 Korrik 2026 16:31 Telesport Federata e Futbollit vijon të investojë në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe në zgjerimin e bazës së talenteve për ekipet kombëtare, duke organizuar më 28 gusht një seleksionim të hapur njëditor për futbolliste me origjinë shqiptare. Seleksionimi do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë dhe është tërësisht i dedikuar për vajzat e vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara stafit teknik të ekipeve kombëtare. I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike, Departamenti i Skautizmit në FSHF, si edhe nga trajneret e ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19, në kuadër të strategjisë së Federatës për identifikimin dhe zhvillimin e brezit të...