FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë për të qenë prezentë në sfidën e “Play Off”-it në Varshavë ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit që të futet në bisedime me homologët polakë për të siguruar më shumë bileta sesa 5% që lejon rregullorja e UEFA-s për ekipet në transfertë. Zyrtarisht, Kombëtarja shqiptare ka të drejtë të ketë afro 3 mijë bileta në dispozicion në shkallët e stadiumit “Narodovi”, por burimet pranë FSHF bëjnë me dije se, për momentin, ka një sinjal pozitiv nga Polonia për të pasur 4 mijë e 500 tifozë të pranishëm për sfidën e 26 marsit, e cila është vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Federata po punon që ky numër të shkojë afro 6 mijë bileta, por ende nuk ka një përgjigje...