FSHF gati për turneun e parë europian për vitin 2026. Kombëtarja e femrave U-17 luan në shtëpi
Federata e Futbollit do të organizojë gjatë muajve shkurt – mars turneun e parë europian për vitin 2026, duke mirëpritur ndeshjet e raundit të dytë të grupit B6, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria si vend mikpritës, Izraeli dhe Andorra, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë më 26 shkurt, 1 dhe 4 mars. Tashmë janë përcaktuar edhe oraret e stadiumet e këtyre përballjeve. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi kundër Andorrës më 26 shkurt, në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 14:00. Përballja e dytë mes Izraelit dhe Andorrës do të luhet më 1 mars po në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 12:00. Raundi do të mbyllet me sfidën mes...
Burimi:
telesport.al