FSHF dhuron 320 uniforma dhe 200 topa për fëmijët në Ukrainë

FSHF dhuron 320 uniforma dhe 200 topa për fëmijët në Ukrainë

Federata Shqiptare e Futbollit i është bashkuar zyrtarisht iniciativës humanitare “Circle of Friendship”, e nisur nga Federata Ukrainase e Futbollit, duke dhuruar 320 uniforma dhe 200 topa futbolli për 20 shkolla dhe ekipe moshash në Ukrainë. Kjo nismë vjen në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Federata e Futbollit të Ukrainës për të mbështetur shkollat dhe ekipet amatore në të gjithë vendin, në një kohë kur, për shkak të luftës, sporti përballet me sfida të jashtëzakonshme infrastrukturore dhe financiare. Projekti “Circle of Friendship” synon të sigurojë pajisje bazë sportive për fëmijët, në mënyrë që ata të vazhdojnë të luajnë, të mësojnë dhe të rriten përmes futbollit, pavarësisht rrethanave të vështira. Përmes këtij kontributi, FSHF do të mbështesë drejtpërdrejt 20 shkolla dhe ekipe të moshave në...