FSHF bën “qorrin”, kuqezinjtë miqësore me kombëtaren që po refuzohet nga të gjithë

FSHF bën “qorrin”, kuqezinjtë miqësore me kombëtaren që po refuzohet nga të gjithë

Vendimi i FSHF për të zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Izraeli pritet të ndezë debat dhe polemika, në një moment tepër të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, Kombëtarja shqiptare do të përballet më 3 qershor në stadiumin Air Albania me Izraelin, në një test që në letër shërben për përgatitjet sportive. Por jashtë fushës, konteksti është shumë më kompleks. Në kulmin e tensioneve dhe konflikteve të armatosura që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Palestinës dhe Iranit, shumë federata, sportistë dhe institucione ndërkombëtare kanë zgjedhur të distancohen, duke refuzuar përballje apo bashkëpunime sportive. Në këtë klimë, vendimi i FSHF-së shihet si një “mbyllje sysh” ndaj realitetit politik dhe moral. Ndërkohë që shumë kombëtare po shmangin ndeshjet me Izraelin për arsye etike dhe presioni publik...