Frymë pozitive te “Demat” e Partizanit, grupit i bashkohet një titullar
Partizani përgatitet për ndeshjen e të mërkurës ndaj Elbasanit, në kuadër të çerekfinales së Kupës. Të kuqtë, kanë mbyllur seancën e radhës stërvitore teksa fryma e grupit te kryeqytetasit është mjaft pozitive. Një lajm mjaft pozitiv nga seanca e fundit stërvitore është bashkimi me grupin i mbrojtësit Marcelino Preka. Mbrojtësi mungon prej një kohe të gjatë, e për këtë arsye vështirë se Preka do të jetë pjesë e dy ndeshjeve të ardhshme me Elbasanin dhe Tiranën në Kupë. Megjithatë, sërish rikthimi i tij shton më shumë alternativat dhe centimetrat në repartin difensiv. Duke qenë se në horizont është edhe ndeshja derbi ndaj Tiranës të dielën, pritet që trajneri Oltijon Kërnaja të menaxhojë energjitë dhe të bëjë disa ndryshime në organikë, por gjithnjë duke treguar kujdesin...
Burimi:
gijotina.com