FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali
Me një spektakël prej tri orësh plot ngjyra nisën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Ato i hapi zyrtarisht Presidenti italian Sergio Mattarella. Garat rikthehen në Alpe pas një ndërprerjeje 20-vjeçare. Për dy javë, më 22 shkurt, 2,900 atletë nga më shumë se 90 vende do të garojnë për medalje ari, argjendi dhe bronzi. Flaka olimpike u ngrit në Milano dhe dhe në Cortina d’AmpezzoFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS 67,000 spektatorë ndoqën në stadiumin legjendar të futbollit San Siro të Milanos ceremoninë e hapjes dhe paradën tradicionale të atletëve. Njëkohësisht festimet pati për herë të parë edhe në tri vende të tjera: Cortina, qyteti i dytë pritës, si dhe Predazzo dhe Livigno. Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian. Kurse kur hyri në stadium...
Burimi:
gijotina.com