FOTO/ Inter “hakmerret” ndaj Bologna-s, “rrëmben” kreun e Serie A, garë treshe për titull (VIDEO)

FOTO/ Inter “hakmerret” ndaj Bologna-s, “rrëmben” kreun e Serie A, garë treshe për titull (VIDEO)

Inter “hakmerret” shpejt ndaj Bologna-s, i “thyen” në Serie A dhe rikthehen në krye në tabelës, në kuotën e 39-të pikëve, plus 1 nga Milan. “Shpërthen” Martinez, me kapitenin që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por humbi dhe disa raste të pastra për gol. Në “San Siro”, ekipi i Chivu-t nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 39-të ku Zielinski i shërbyer në zonë nga Martinez, me një goditje të fortë tundi rrjetën. Me fillimin e pjesës së dytë, Martinez gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë dyfishoi shifrat. Kapiteni kishte shansin të realizonte edhe golin e dytë personal, por i vetëm përballë portierit gjuajti keq duke përplasur topin në traversë. Sërish...