FOTO/ Inter “çmonton” Sassuolo-n, “arratiset” në krye, por Chivu nuk feston: Titulli ende larg (VIDEO)

FOTO/ Inter “çmonton” Sassuolo-n, “arratiset” në krye, por Chivu nuk feston: Titulli ende larg (VIDEO)

Inter dominon Serie A, hedh një tjetër hap të sigurt në garën për titull, e dërgon në +8 diferencën me Milan. Ekipi i Chivu-t ishte thjesht perfekt përballë Sassuolo-s, triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 duke mos e vendosur ndeshjen në asnjë moment në dyshim. Një super Dimarco dhuroi show me anësorin zikaltër që shërbeu në çdo formë, tre asiste brenda 90 minutave. Fillimisht nga goditja e këndit futi një top të bukur në qendër, aty ku Bisseck me kokë zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të. Në të 28-tën, Dimarco ftoi Thuram, me francezin që me një devijim të saktë dyfishoi shifrat. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, ku në minutën e 50-të ishte radha e Martinez, me kapitenin që...