FOTO/ “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë (VIDEO)

FOTO/ “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë (VIDEO)

Në “San Siro”, tifozët e “djallit” përjetuan emocione të forta, fundi ishte dramatik, por është e vështirë për t’u kuptuar nëse pas Genoa-s festuan apo u pikëlluan, fakt është që dolën me vetëm 1 pikë pas barazimit 1-1, ndërsa shohin që Inter, rivali i tyre i përjetshëm, shkëputet në krye me 3 pikë. Ekipi i Allegrit nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, të paktën në fazën sulmuese, kjo edhe për meritë të Geona-s, me ekipin e De Rossi-t që luajti me kokën lart, si i barabartë. Në minutën e 29-të ishte Lorenzo Colombo, një lojtar në pronësi të “djallit” që i ndëshkoi me një goditje të saktë brenda në zonë. Milan hasi vështirësi në pasin final, në total tentuan 32 herë, tetë...