FORMULA 1/ FIA trondit Mercedesin, ndërhyn për të frenuar avantazhin e motorit

FORMULA 1/ FIA trondit Mercedesin, ndërhyn për të frenuar avantazhin e motorit

Mercedes nuk i merr parasysh paralajmërimet, vepron drejtpërdrejt dhe e ka të qartë planin e tij. Marka gjermane, me “zemër britanike” brenda Formulës 1, doli nga testet Barcelonës, kontakti i parë për sezonin 2026, si prodhuesi i njësisë së fuqisë me më shumë xhiro në pistë (1135), ndërsa ekipi zyrtar ishte ai që testoi më shumë (500 xhiro).FIANëse tashmë konsiderohej favorit absolut, dimri vetëm sa e përforcoi këtë ndjesi, si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. U raportua shpejt se motori i tyre po shfrytëzonte zona gri të rregullores, por Mercedesi këmbëngul se gjithçka është brenda ligjshmërisë. “Duhet të përqendroheni te problemet tuaja”, u shpreh shefi i skuadrës, kontroversi Toto Volf. Goditja është e ndjeshme dhe në përshtypjen e parë, “W17” u shfaq solid dhe...