Florentino Pérez dëshiron të rinovojë me Vinicius; e konsideron më të rëndësishëm se çdo trajner

Florentino Pérez dëshiron të rinovojë me Vinicius; e konsideron më të rëndësishëm se çdo trajner

Fillimi i një pajtimi? Të martën mbrëma, ndaj Monaco, Vinicius Jr iu përgjigj kritikave dhe vërshëllimave të “Bernabéu” në mënyrën më të mirë; me një paraqitje të kompletuar, dy asistime dhe një gol. Një “masterclass” që ndryshoi humorin e stadiumit dhe riafirmoi brazilianin si njeri kyç i Real Madridit. Në fushë, gjithçka duket e kthyer në vendin e duhur, por jashtë saj, situata mbetet komplekse. Kontrata e Vinicius skadon më 2027 dhe negociatat për rinovimin nuk kanë përparuar shumë. Megjithatë, diçka është e qartë: Florentino Pérez nuk dëshiron ta humbasë një nga pasuritë më të çmuara të klubit. Presidenti i bardhë është i vendosur ta bindë numrin 7 ta zgjasë aventurën e tij te “Los Blancos”. Sipas “Cadena SER”, Pérez ka hartuar një plan të...