Flamurtari pa trajner, Moriero nuk kthehet te kuqezinjtë
Françesko Moriero me “regjim shtrati”. Trajneri italian i Flamurtarit nuk u paraqit as në seancën e djeshme stërvitore. Pas pushimit të së hënës, ekipi nisi dje përgatitjet për ndeshjen me Teutën që do të luhet në Durrës më 28 shkurt. E ndërsa pritej rikthimi i Françekso Morieros, skuadra edhe në këtë ndeshje u drejtua nga zëvendëstrajnerët Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj. Burimet bëjnë me dije se tekniku italian po përjeton stres dhe është në shtëpi. Megjithatë gjasat janë që klubi do ta mbyllë këtë javë bashkëpunimin me të dhe mungesa në stërvitjen e djeshme, si dhe në ndeshjen me Partizanin i shton edhe më shumë dyshimet për një ndërprerje të bashkëpunimit që mesa duket nuk do të jetë i largët edhe zyrtarizimi.
Burimi:
gijotina.com