Flamurtari bën detyrën ndaj Vllaznisë dhe mendon për play off-in, Tirana fiton derbin me Studentin
Flamurtari vazhdon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për femra, madje i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke fituar 78-59 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në ndeshjen e fundit të kampionatit. Një ndeshje e komanduar nga vlonjatet, që u shkëputën 27-16 që në periodën e parë (Rreshpja me 16 pikë shënuesja më e mirë). Tashmë Flamurtari është shkëputur 7 pikë nga Tirana e vendit të dytë. Tirana mposhti 65-53 Studentin në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë patën një epërsi të lehtë thuajse gjatë gjithë kohës, për t’u shkëputur më pas në periodën e fundit. Spahiu e Studentit me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë, por që mbetën për statistikë. Superliga-Femra, java e 19-të Studenti – Tirana, 53-65 Vllaznia – Flamurtari, 59-78 Partizani (pushim) Renditja: Flamurtari 32...
Burimi:
telesport.al