Fitorja ndaj Bylisit, flet trajneri i Tiranës: Skuadra luajti ashtu si duhet, bravo grupit
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu doli në konferencë pas ndeshjes së fituar 0-1 ndaj Bylisit. “Futbolli kërkon vazhdimësi dhe besoj që kemi shumë punë deri në fund. Duhet të përgëzoj futbollistët për mënyrën si interpretuan ndeshjen, në aspektin taktik ishin shumë të disiplinuar, gjithashtu kishte guxim, kurajë e personalitet, atë që kishim përgatitur e arritëm, në të dy pjesët. Mendoj se me plot meritë e fituam, edhe pse e dimë që në Ballsh është fushë e vështirë. Kishim raste në pjesën e parë dhe në të dytën, ku shkuam te rasti që u realizua penalltia. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi shumë punë për të bërë, por besoj fuqishëm te cilësia e grupit dhe fitorja është e tyrja sot. Kërkoja nga skuadra të...
Burimi:
gijotina.com