Fitorja e dytë radhazi, Teuta tani ka qëllim “Final 4”

Fitorja e dytë radhazi, Teuta tani ka qëllim “Final 4”

Skuadra durrsake po ndërton jo vetëm mbi eksperiencën, por edhe mbi energjinë dhe talentin e brezit të ri që po troket me forcë në dyert e ekipit të parë. Në qendër të vëmendjes ishin dy lojtarë të akademisë, Grei Kuqi dhe Serxho Huna, të dy të datëlindjes 2008, të cilët prej disa javësh po spikasin me paraqitjet e tyre.teutaNdeshje pas ndeshjeje, ata po fitojnë besimin e stafit teknik dhe po tregojnë personalitet në fushën e lojës. Kuqi ishte protagonist në sfidën e fundit, duke u bërë iniciatori i momentit vendimtar. Me një aksion individual mjaft cilësor, ku shmangu tre kundërshtarë me lëvizje të shpejta dhe inteligjente, ai arriti të fitojë penalltinë që vulosi fitoren e Teutës. Një veprim që dëshmon qartë potencialin dhe guximin e...