Fitorja e 11-të radhazi për San Antonio, vijon kriza për Lakers, fitojnë Houston e Atlanta
Skuadra e San Antonio korri sot fitoren e 11-të radhazi në NBA, duke qenë ekipi më në formë. Spurs triumfuan 126-110 në fushën e Brooklyn, me 7 lojtarë të ekipit mik që realizuan mbi 10 pikë (Champagnie me 26 pikë më i miri). Vijon kriza e Lakers, që u mundën 113-110 nga Phoenix, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Doncic realizoi 41 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë. Fiton edhe Philadelphia, që falë 75 pikëve të trios Oubre-Embiid-Maxey, mundi 124-117 Miami. Surprizon Sacramento, që triumfoi 13-121 në fushën e Dallas, ndeshje ku diferencën e bëri Achiuwa me 29 pikë. Houston konsolidon vendin e tretë në Perëndim pas fitores 113-108 ndaj Orlando. Kevin Durant protagonist, autor i 40 pikëve. NBA-Rezultatet e sotme Indiana – Charlotte, 109-133...
Burimi:
telesport.al