Fitoret me përmbysje, Partizani flet i fundit në kampionat

Fitoret me përmbysje, Partizani flet i fundit në kampionat

Partizani është duke kaluar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, teksa triumfi ndaj Flamurtarit e ngjiti skuadrën në kuotën e 36 pikëve, po aq sa Dinamo e vendit të katërt, pozicion për të cilin “Demat” po luftojnë prej fillimit të sezonit. Fitorja ndaj vlonjatëve ishte e dhjeta për këtë sezon, duke konfirmuar rritjen e skuadrës në javët e fundit. Të kuqtë po tregojnë vazhdimësi në rezultate dhe stabilitet në lojë. Nëse analizohen me kujdes fitoret, vihet re se tre prej tyre kanë ardhur me përmbysje rezultati. Kjo do të thotë se në 30% të rasteve Partizani ka reaguar pas disavantazhit dhe ka marrë maksimumin. Një tregues i qartë i forcës karakteriale të ekipit. Vlen të theksohet se të treja këto përmbysje janë arritur...