Fitore e madhe e Vorës! Ia dalin pastër kundër Bylisit, pikët që vlejnë shumë për mbijetesën

Fitore e madhe e Vorës! Ia dalin pastër kundër Bylisit, pikët që vlejnë shumë për mbijetesën

Vora ka fituar kundër Bylisit në shifrat 4-1. Një fitore e pastër e Vorës, me një fitore e cila vlen shumë për të ardhmen dhe për mbijetesën. Ruzgis kaloi i pari në avantazh vendasit në minutën e 9, ndërsa Geci dyfishoi shifrat në të 24. Bylisi i drejtuar nga Mirel Josa ngushtoi paksa diferencat në minutën e 54 me anë të Mustapha, por Kasalla me dy golëshin e tij në të 77 dhe të 80 vendosi për fitoren 4-1 të Vorës. Pas kësaj fitore, Vora shkon në vendin e 7 të renditjes duke lënë pas saj Bylisin, por çdo fitore dhe pikë e marrë në ndeshjet direkte do të vlejë shumë për të ardhmen. /Sport Ekspres/