Fisnik Asllani nuk fshihet, bomberi dardan i dërgon tjetër sinjal Barcelonës

Fisnik Asllani nuk fshihet, bomberi dardan i dërgon tjetër sinjal Barcelonës

Fisnik Asllani, 23 vjeç, nuk e fsheh admirimin e tij për Barcelonën. Sulmuesi kosovar i TSG 1899 Hoffenheim ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili ka nxitur shumë spekulime. Në llogarinë e tij në Instagram, Asllani publikoi një “carousel” me rutinën e tij, por një nga fotot nuk kaloi pa u vënë re. Teksa luan një video-lojë, në një ekran të vogël shihet përballja mes Barcelonës dhe Newcastle United. Ky detaj shihet si sinjal ndaj klubit katalanas për merkaton e ardhshme. Vetë Asllani kishte folur më parë për këtë ëndërr në një intervistë për “Sport Bild”, në tetor: “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën. Do të doja shumë të luaja një ditë në Champions League. Është e rëndësishme...