“Finale e vogël” në horizont, Vllaznia synon rezultat të madh ndaj Partizanit
Vllaznia ka ndezur motorët për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, teksa ka nisur përgatitjet për duelin ndaj Partizanit, në kuadër të javës së 30-të të Superiores. Kuqeblutë janë të vetëdijshëm për peshën e këtij takimi, që mund të ndikojë ndjeshëm në objektivat e skuadrës në fazën vendimtare të kampionatit. Edhe dita e shtunë nuk ka qenë pushim për shkodranët, të cilët kanë zbritur në fushën stërvitore për të vijuar punën. Seanca nuk ka qenë me intensitet të lartë fizik, por fokusi kryesor ka qenë te aspekti taktik. Stafi teknik ka punuar me detaje të veçanta, duke provuar lëvizje dhe skema që pritet të jenë kyçe në përballjen ndaj një kundërshtari direkt. Në prag të kësaj sfide, atmosfera në kampin kuqeblu duket mjaft...
Burimi:
gijotina.com