Fillimi i vështirë i Arbeloa: Pak ditë pas emërimit si trajner erdhi një lojtar në zyrë për t’u ankuar
12 Shkurt 2026 13:54 Alfred Lleshi Arbeloa mbush një muaj në stolin e Real Madridit, me skuadrën në një situatë shumë të vështirë. “Pas pak ditësh si trajner kisha një lojtar në zyrë për t’u ankuar”, – zbulojnë në Valdebebas, duke treguar sa i ashpër ka qenë fillimi në këtë detyrë. Ai nisi punën nën vëzhgimin e skuadrës, klubit, mediave dhe tifozëve, në një klimë tensioni të lartë. Gjeti një grup të lehtësuar pas largimit të Xabi Alonso, por edhe mosbesues. Edhe pse nuk ishte i panjohur (ish-trajner i Castilla), kalimi nga prania në stërvitje te marrja e komandës ishte hap i madh. Hyri me ide të qarta për rindërtimin e ekipit dhe dhomës së zhveshjes, fitoi respektin, por kaloi “zjarre” të para me pakënaqësi...
Burimi:
telesport.al