Figo paralajmëron Mbappé: Vlerësoje mirë nëse ia vlen rreziku, kujdes pasojat…

Figo paralajmëron Mbappé: Vlerësoje mirë nëse ia vlen rreziku, kujdes pasojat…

6 Mars 2026 13:21 Alfred Lleshi Kylian Mbappé është pushim prej disa javësh për shkak të një problemi në gju. Dëshira për t’u rikthyer në fushë duhet të jetë e madhe për një lojtar kaq konkurrues si ai, por Luis Figo i kërkon francezit kujdes: “Nëse merr përsipër rrezikun, pasojat mund të jenë më të këqija. Sigurisht, gjithçka diskutohet me stafin mjekësor të Real Madridit dhe me trajnerin, sepse çdo situatë është e ndryshme. Personalisht, më ka ndodhur të shkoj përtej limiteve dhe jo gjithmonë ka shkuar mirë. Sidoqoftë, gjithmonë ishte për të ndihmuar ekipin dhe shokët e skuadrës. Këto sakrifica, megjithatë, gjithmonë kanë pasoja. Në fund, gjithçka varet nga ndjesitë e lojtarit. Vendimi përfundimtar i takon atij, trajnerit dhe stafit mjekësor, që duhet të...