Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
FIFA publikon renditjen e re, ja pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës
22 Dhjetor 2025 17:39 Telesport FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kombëtareve të futbollit. Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, duke mos ndryshuar pozicionin që mban prej disa muajsh. Viti 2025 mbetet pozitiv për ekipin kuqezi, pasi në këtë periudhë kemi arritur të kualifikohemi në fazën play-off të Botërorit. Në klasifikimin e FIFA-s, edhe Kosova mbetet në të njëjtin vend. Dardanët renditen në vendin e 80-të, pozicioni më i mirë që kanë pasur ndonjëherë në histori. Spanja, Argjentina dhe Franca kryesojnë në podiumin e më të mirave, ndjekur nga Anglia dhe Brazili.