FIFA mblidhet në kulmin e kaosit, rikonfirmon mbështetjen e plotë për Infantinon
6 Gusht 2026 10:10 Alfred Lleshi FIFA ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për presidentin Gianni Infantino pas një takimi në Rabat të Marokut. Në një komunikatë zyrtare thuhet se sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s “riafirmuan mbështetjen e tyre të plotë për presidentin Gianni Infantino, si i vetmi zyrtar i zgjedhur nga 211 federatat anëtare të FIFA-s”. Nga ana tjetër, Infantino shprehu mbështetjen e tij për sekretarin e përgjithshëm dhe administratën, punën e tyre. Takimi trajtoi edhe projektin “FIFA Forward Enterprise” (FFE), ku u pranuan gabimet e bëra. FIFA pranoi se procesi duhej menaxhuar ndryshe dhe se federatat anëtare dhe Këshilli i FIFA-s nuk duhej të ndiheshin të përjashtuara. Projekti FFE, që do të kërkonte miratimin e federatave dhe Këshillit të FIFA-s,...
Burimi:
telesport.al