“Ferrin” turk nuk e përballon dot as Liverpuli, Gallatasarai po befason edhe ekipet e mëdha në Europë

“Ferrin” turk nuk e përballon dot as Liverpuli, Gallatasarai po befason edhe ekipet e mëdha në Europë

Gallatasarai është befasia e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Pasi eleminoi Juventusin, klubi nga Stambolli ka mposhtur sot edhe Liverpulin. “Ferrin” turk nuk e përballoi dot as gjiganti anglez. Mario Lemina tundi rrjetën në minutën e 7 të takimit, duke vendosur fatin e kësaj sfide. Në fund Gallatasarai fitoi me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kualifikimi mbetet ende i hapur në ndeshjen e kthimit në Liverpul./Sport Ekspres/