Fenomeni Yamal, i destinuar për rekorde, “thyen” Messi-n dhe Mbappe
Lamine Yamal është i destinuar të vendos rekorde, të kalojë legjenda të futbollit botëror, pasi të rrallë janë ato lojtarë që kanë shifrat e Yamal, në moshën e tij. Pas një fillim sezoni të vështirë, për shkak të problemeve me muskujt fundorë të barkut, ylli spanjoll është rikthyer të shënojë dhe të dhurojë spektakël. Lojtari i Barçës ka gjetur rrugën e rrjetës në 5 ndeshjet e fundit, në La Liga, Champions dhe në Kupën e Mbretit. Ky detaj, gjetja e golit në 5 ndeshje radhazi, mund të jetë diçka normale, por në moshën e tij, askush nuk e kishte bërë diçka të tillë më parë. Lionel Messi e arriti këtë shifër vetëm në moshën 20-vjeçare. Goli kundër Mallorca-s ishte i 40 me fanellën e Barcelonën...
Burimi:
gijotina.com