Felipe Melo: Një narkotrafikant më ndryshoi jetën. Më tha ke të ardhme në futboll, ik nga këtu
Felipe Melo ka pasur frikë vetëm një herë. Në moshën 15-vjeçare, në Brazil, u përball me një narkotrafikant të gjatë dhe plot tatuazhe: “Herë pas here rrija në rrethe jo fort të mira. Një ditë ai më mori mënjanë, më pa në sy, një shikim që s’do ta harroj kurrë, dhe më tha se, po të më shihte sërish aty rrotull, do të më qëllonte. Ke të ardhme në futboll, këtu nuk dua të të shoh më… E dëgjova. Sot nuk e di ç’u bë me të, besoj se ka vdekur”. Felipe Melo është gjithmonë një “lumë” fjalësh, flet për Interin, Juven, të ardhmen si trajner dhe të kaluarën. Nëse s’do të ishe bërë futbollist, çfarë do të bëje?Ndoshta do të kisha përfunduar në rrugë të...
Burimi:
telesport.al