Federata sllovake probleme para ndeshjes me Kosovën në “play-off” të Botërorit
Federata e Futbollit e Sllovakisë po përballet me telashe të mëdha. Mediat në Sllovaki vazhdimisht merren me telashet e federatës dhe zhvillimet në të. Ka pasur raportime për borxhe të shumta, ndër të tjera edhe ndaj selektorit Françesko Kalzona. Megjithatë, presidenti i federatës, Jan Kovaçik, e ka fituar edhe një mandat në Kongresin e javës së kaluar. Në një konferencë të mbajtur së fundi, Kovaçik ka folur për ndryshimet që i bëri në pozitat drejtuese në federatë. Ai megjithatë shpreson që telashet e federatës mos të kenë ndikim në përfaqësuese. Sllovakia e Kosova përballen më 26 mars në gjysmëfinale të “play–off”-itpër kualifikim në Kupën e Botës 2026. Ndeshja shumë e rëndësishme zhvillohet në Bratislavë. Kovaçik është pyetur për mundësinë që gjendja e federatës të ketë...
Burimi:
sot.com.al