“Fatmirësisht nuk ndodhi…”; David Raya pranon se ishte shumë afër kalimit te Bayern Munich
21 Mars 2026 12:39 Alfred Lleshi Një nga portierët më në formë në Europë, spanjolli David Raya, sapo është thirrur nga Luis de la Fuente për miqësoret e këtij muaji, testi i fundit para Kupës së Botës. Katalanasi po kalon momentin më të mirë të karrierës tek Arsenal i Arteta, ku është pjesë kyçe e kryesuesve të Premier League. Gjithsesi, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe. Në një intervistë për “Sky Sports”, Raya zbuloi: “Isha shumë afër të shkoja në një klub tjetër para se t’i bashkohesha Arsenalit… Fatmirësisht nuk ndodhi dhe kështu, Arsenali bëri ofertën e duhur”. Ai pranoi se klubi ku ishte afër të shkonte ishte Bayern Munich. Një nga situatat më të çuditshme të javëve të fundit ka qenë te portierët bavarezë....
Burimi:
telesport.al