Familja sllovene shkruan histori, katër sportistë nga e njëjta shpi morën 8 medalje olimpike

Familja sllovene shkruan histori, katër sportistë nga e njëjta shpi morën 8 medalje olimpike

Adriatik BALLA Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat po zhvillohen në Itali, po sjellin befasi në rezultate. Në këtë aktivitet merr pjesë dhe një ekip me sportistë nga Shqipëria, por ende nuk kemi medalje nga garat. Ndërkohë, një familje sllovene i ka befasuar të gjithë, pasi sportistët e saj morën rezultate të larta. Sipas mediave të ndryshme sportive, një familje sllovene po shkruan histori në garat e kërcimeve me ski. Bëhet fjalë për familjen Prevc. Katër fëmijët e kësaj familjeje i kanë tashmë plot tetë medalje në Lojërat Olimpike Dimërore. Në Olimpiadën dimërore që po mbahet në Milano e Kortina të Italisë, Domen e Nika Prevc fituan medalje për Slloveninë në garën ekipore miks. Është kjo garë ekipore ku paraqiten dy kërcyese e dy kërcyes me...