Falë shpërthimit të Muçit i kalon vetëm Bayerni në Europë, te Trabzonspori mburren se kanë sulm më të mirë se Reali

Falë shpërthimit të Muçit i kalon vetëm Bayerni në Europë, te Trabzonspori mburren se kanë sulm më të mirë se Reali

Shpërthimi i Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit ka kthyer sulmin e kësaj skuadre në një nga më të suksesshmit në Europë dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të sezonit. Onuaçu me 17 gola e pastaj Felipe Augusto dhe Muçi me nga 10 gola, kanë bërë që kjo treshe të regjistrojë 37 rrjeta të tundura në kampionatin turk, duke lënë me distancë mbrapa treshet e sulmit të Gallatasarajt apo Fenerbahçes. Por jo vetëm kaq, pasi rezulton se Muçi & Co. janë treshja e sulmit të dytë më të mirë në Europë deri tani. Vetëm Bajern Mynih me treshen Kejn (28) – Diaz (13) – Olise (10) ka bërë më mirë në kampionat, duke regjistruar 51 gola deri tani. Trabzonspori është në vendin e dytë,...