“Fajtor” për eliminimin nga Bayern, Real Madrid nxjerr në shitje lojtarin me perfomancën më të dobët në “Allianz Arena”

“Fajtor” për eliminimin nga Bayern, Real Madrid nxjerr në shitje lojtarin me perfomancën më të dobët në “Allianz Arena”

16 Prill 2026 19:22 Telesport Eduardo Camavinga ka luajtur një rol dytësor këtë sezon te Real Madrid. Perfomanca e mbrëmshme e francezit ndaj Bayern Munich dhe mbi të gjitha kartoni i kuq, duket se kanë vulosur njëherë e mirë largimin e tij në fund të këtij sezoni. Camavinga u fut si zëvendësues në minutën e 62-të në vend të Brahim Diaz, por brenda pak minutash u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, duke lënë Realin me 10 lojtarë, gjë që ndikoi te përmbysja e rezultatit 4-3 në favor të Bayern. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se cikli i mesfushorit francez ka arritur në një pikë pa kthim pas disa sezonesh me ulje-ngritje të vazhdueshme. Real Madridi kishte shpresuar se ky do të...