Europiani i minifutbollit, Shqipëria e nis me manita edicionin

Europiani i minifutbollit, Shqipëria e nis me manita edicionin

Kampionati Europian i Socca-s ngriti sot zyrtarisht siparin në Shqipëri, në një atmosferë festive në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që për ditët e turneut është shndërruar në epiqendrën e minifutbollit europian. Gjatë gjithë ditës u zhvilluan ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa mbrëmja kulmoi me ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit. Spektakli i organizuar përpara ndeshjes së Shqipërisë solli muzikë, performanca artistike dhe një atmosferë elektrizuese në mini-stadiumin e ndërtuar posaçërisht për këtë kampionat. Në orën 21:00 nisi edhe sfida mes Shqipërisë dhe Turqisë, ku Kombëtarja shqiptare e Socca-s e nisi me fitore rrugëtimin europian, duke triumfuar me rezultatin 5-0. Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko dominoi takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Flavio...